
Po peshkonte në lumin Seman dhe më pas u fut për t’u larë, zhduket 14-vjeçari në Fier!
E Enjte 11 Gusht 2022, 09:09
Dritare.net
Një 14-vjeçar në Roskovec nuk ka dalë më nga lumi pasi është futur për t’u larë. I mituri ka qenë duke peshkuar buzë lumit, por nuk është kthyer më. Pas njoftimit të familjarëve, kanë nisur kërkimet për gjetjen e 14-vjeçarit.
Sot pas një ditë nga ngjarja, vijojnë kërkimet për të. Polumbarët po punojnë për gjetjen e 14-vjeçarit, ndërsa shpresat që ai të gjendet i gjallë janë të pakta, pasi dyshohet të tjetër mbytur në lumë.
Bëhet me dije se i mituri shkonte për peshk në po të njejtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit./Xh.Xh/dritare.net

















