Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Pfizer dhe Moderna efektive edhe ndaj variantit indian të Covid-19!

Pfizer dhe Moderna efektive edhe ndaj variantit indian të Covid-19!

Pfizer dhe Moderna kanë prezantuar gjetjet e fundit të studimeve të tyre dhe japin garancinë se janë efektive edhe ndaj variantit indian të Covid-19. Të dhënat treguan se një i vaksinuar me Pfizer apo Moderna që binte në kontakt me variantin Indian B.1.617.1 kishte një mbrojtje disi më të ulët ndaj virusit, por mbetej imun gjithsesi duke mos përjetuar forma të rënda të sëmundjes që shkakton Covid.

Mostrat e gjakut për studim u morën nga njerëz që ishin infektuar më parë, pra që kishin imunitet natyral dhe nga njerëz që ishin vaksinuar me Pfizer dhe Moderna. Rezultoi se në të dy kategoritë, kur binin në kontakt me virusin Indian, në 79% të rasteve nuk infektoheshin.

Ky studim është i rëndësishëm në një kohë që varianti indian që përmban në vetvete dy mutacione, është shndërruar në rrezik ndërkombëtar.Secila kompani prodhimi duhet të kryejë testet e veta laboratorike për të parë efikasitetin e vaksinave ndaj mutacioneve në vazhdim./dritare.net