Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Nis sot në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake Defender Europe 21!

Nis sot në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake Defender

Sot nis stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi nisjen e stërvitjes më të madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s. Në videon prezantuese sqarohet se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëria dhe ndërveprueshmëria ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave tona të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”./dritare.net