
Marrëveshja për targat, Varhelyi: E mirëpres, negociatat Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë!
E Enjte 24 Nëntor 2022, 10:10
Dritare.net
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur mbrëmë.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se kjo marrëveshje ishte një hap i mirë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai.
Dje, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes teknike për targat./Xh.Xh/dritare.net

















