
Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj 6-vjeçare!
Dritare.net
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe vajza e saj 6-vjeçare kanë marrë kërcënime me vdekje me jetë në rrjetet sociale.
Autori i kërcënimeve ndaj kryeministrit Giorgia Meloni u identifikua nga policia.
Në dispozicion të Prokurorit Publik të Sirakuzës, stafi i Policisë Postare ka kryer kontrollin e një 27-vjeçari, i papunë, banues në provincën e Arezzo-s, nën hetim për dhunë të rëndë private ndaj kryeministres.
Sipas asaj që mësohet, Policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë kontrollit kompjuterik ka pasur konfirmimin se llogaria i përket të dyshuarit dhe është sekuestruar.
"Do të vras ty dhe vajzën tënde". “Kujdes, ndalo me heqjen e të ardhurave bazë përndryshe do të të vras, e kupton?”. – kanë qenë disa nga kërcënimet e marra ndaj Melonit./M.K – dritare.net

















