Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Gazetarja e Deutsche Welle impresionohet nga mikpritja e Tiranës: Të kemi më shumë samite si ky!

Gazetarja e Deutsche Welle impresionohet nga mikpritja e Tiranës: Të

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të huaj me të gjithë elementët e organizimit të tij.

Alexandra von Nahmen, shefja e zyrës së Deutsche Welle në Bruksel ka postuar në Twitter pamjet nga vallet tradicionale që u interpretuan pranë Sheshit Italia përpara liderëve europianë.


“Mund të kemi më shumë samite si ky në Shqipëri: Drejtuesit e BE-së duke parë vallet tradicionale shqiptare të interpretuara nga artistë në Tiranë”, shkruan gazetarja e impresionuar nga mikpritja shqiptare.

Për herë të parë, liderët e Bashkimit Evropian mbajtën sot në Tiranë Samitin BE-Ballkani Perëndimor./Xh.Xh/dritare.net