Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Finalmente, Elsa shuan kuriozitetin për koncertin e 1 Nëntorit në Tiranë!

Edhe dy ditë na ndajnë nga koncerti i madh, i pari recilat, që Elsa Lila po realizon më në fund në 1 nëntor, në Tiranë, tek Pallati i Kongresve, pikërisht në skenën nga ku nisi gjithë karrierën e saj artistike. Atë karrierë që e ka zhvilluar ndër vite mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë.

Finalmente, Elsa shuan kuriozitetin për koncertin e 1 Nëntorit në

Ndaj dhe e ka titulluar “Finalmente Elsa”, si për të ruajtur dhe këtë urë lidhëse, që e mabn këndej e andej detit. E sapo ardhur në Tiranë, për të zhvilluar provat e fundit, së bashku me ekipin e muzikantëve italianë, që do ta shoqërojnë në këto koncert 100% LIVE, Elsa Lila është ulur sot përballë gazetarëve në një konferenc për shtyp, për t’ju përgjigjur kuriozitetit të medias për këtë event të madh të saj. “Finalmente Elsa” pse ky emër? Sepse rishfaqja ime në festivalin e një viti më parë në RTSH, solli si reagime të njerëzve që thonin “O Elsa më në fund u riktheve”.

Finalmente, Elsa shuan kuriozitetin për koncertin e 1 Nëntorit në

Ndaj s’mund ta quaja ndryshe koncertin tim, veçse kështu. Muzika që unë bëj dhe zëri që unë kam, janë mjetet më të forta, përmes së cilave unë mund të shprehem ashtu si dua. Kryefjala e këtij recitali do të jetë muzika dhe miqësia. Të gjithë ato që do të marrin pjesë në këtë projekt, duke filluar nga muzikantët që kanë ardhur nga Italia dhe deri tek organizatorët, Red Cloud, po e bëjnë më shumë dashuri këtë koncert, për mua dhe për muzikën time”, ka shpjeguar Elsa Lila, në fjalën e saj duke shtuar më tej se edhe pse nuk ka qenë shumë e pranishme në skenat shqiptare, ajo s’ka rreshtur kurrë së bëri muzikë e projekte artistike. “Muzika vdes me njeriun jo me karrierën. Zhdukja apo ridukja tregon që unë e bëj për passion muzikë e jo me llogari. Në momente që nuk kam qenë prezente e kam ndjerë të domosdoshme të mos shfaqesha, por kjo nuk do të thotë se nuk kam kënduar apo bërë muzikë.

Do të ndaloj se bëri muzikë vetëm kur te vdes, muzika është jetë.” E pyetur nga gazetarët nëse do të kthehet ndonjëherë për të qëndruar gjithmonë në Shqipëri, Lila ka sqaruar: “Nuk mundem të transferohem në Shqipëri për arsye familjare. Unë ende jetoj midis Shqipërisë dhe Italisë por kam një vajzë të vogël, Evita që ende shkon në shkollë atje”. E ulur krah saj në këtë konferencë për shtyp ka qenë dhe Enrico Melozzi, kompozitori dhe dirigjenti i njohur italian i cila ka shprehur emocionet e angazhimit në këtë project, të cilin e quan një projekt unik: “Të gjithë në Shqipëri e njohin dhe e duan Elsën. Jeni një popull me shije të mirë muzikore, që dini ta zgjidhni dhe vlerësoni muzikën e mirë, ndërkohë që në Itali vlerësohen pafund edhe artistë që nuk kanë asnjë vlerë. Në Sanremo më ofruan të punoja edhe me këngëtare të tjera shumë të famshme por sapo dëgjova Elsën unë zgjodha atë. Thashë që do të punoja vetëm me të. Dhe ja ku jemi ende bashkë. Kemi kaluar momente të bukura dhe të këqija por muzika ka qenë gjithmonë ura lidhëse që na ka ndihmuar t’i kalojmë. Jam këtu krah saj, për ta bërë të lumtur, artistikisht” Pjesë e ekipit të “Finalmente Elsa” do të jenë disa artistë të sukseshëm në botën muzikore italiane e jo vetëm: Enrico Melozzi: Kompozon, intepreton e dirigjon. Ka krijuar Roma l'Orchestra Notturna Clandestina. Prej 7 vitesh, është një nga dirigjentët kryesorë i orkestrës së festivalit të Sanremos, ku ka drejtuar këngë e artistë dominues, edhe fitues siç ishte dhe “Zitti e Buoni" i Maneskin. Pas Festivalit të RTSH-së, ku orkestroi dhe dirigjoi “Evita”, do të vijë sërish në Tiranë, si orkestrues dhe Drejtor Artistik i “Finalmente Elsa”. Nicola Costa, kitarist, aranxhues e kompozitor.

Disa herë pjesëmarrës në orkestrën e festivalit të Sanremos, ku ka qenë disa edicione dhe drejtor i kësaj orkestre. Ka qenë pjesë e tureve të shumë prej aristëve të mëdhenj italianë si Adriano Celentano, Claudio Baglioni, Marco Masini, Neck, etj. Reberto Gallinelli, basist, është prej vitesh pjestar i grupit të Laura Pausinit.

Finalmente, Elsa shuan kuriozitetin për koncertin e 1 Nëntorit në

Lele Melotti, baterist & perkusionist, disa herë pjesmarrës në orkestrën e Sanremos, e në konceret e shumë artistëve të njohur italianë, si Adriano Celentano, Vasko Rosi, Toto Cutugno etj. Alberto Barsi, kitarist ka intepretuar përkrah Madame, Il Volo, Albano dhe Maestro Enrico Melozzi me rastin e Notte della Taranta 2021 të transmetuar në Rai, është shfaqur si kitarë kryesore në "You are my Everything" nga Il Volo për Festivalin e Eurovizionit 2022. Pjesë e grupit janë edhe Donato Sensini, saksofonist, Guido Della Gatta, kitarist dhe Clauidio Storniolo, pianist, gjithashtu me një karrierë të sukseshme muzikore./dritare.net