Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk ke ngrënë lakror te "Korçarka". Po ç'pret akoma?

Nuk ke ngrënë lakror te "Korçarka". Po
Nga Jonida Dama

“Restoranti jonë, shtëpia juaj”, nuk është vetëm një moto, por është pikërisht ndjesia që do provoni  në restorantin “Korçarka”. Aty nuk do të gjeni vetëm një ambient të ngrohtë, por edhe një vend ku mund të porosisni gatimet që  doni, me recetat që  kërkoni. Nuk para ndodh që restorantet të ndryshojnë emrin, sepse klientët  e kërkojnë një gjë të atillë, por "Korçarka" e bëri këtë gjë.

Ashtu siç tregon pronarja e restorantit për dritare.net,  në fillim emri   i restoratit ishte “Zgara Korçarka” , por me sugjerimin e klientëve, restoranti mori emrin që mban sot,  "Korçarka”

Gilda Rama e cila aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington, në një intervistë për dritare.net, rrëfen më shumë për “Korçarkën”.9737a320-e8ab-4b72-8c8a-e5c76846557a

Kush është Gilda, zonja e restorant "Korçarka"

Gilda Rama, pronarja e restorant “Korçarka” ka mbi 18-vite që është larguar nga Shqipëria. Ajo jeton në Uashington të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, ku punon si menaxhere e përgjithshme për kompaninë “Satellite Starlight”.

Përkushtimi i saj ndaj punës dhe karrierës, atje, i ka dhënë frytet e veta. Gilda ka arritur të jetë një menaxhere shumë e sukseshme, madje është vlerësuar me çmimin “Gruaja  e vitit” për 2014-ën.

Pavarësisht se në Amerikë nuk i mungonte suksesi, ajo kërkonte të kishte diçka të sajën që ta lidhte me Shqipërinë. Ndaj hapi këtë restorant, jo vetëm si simbol të dashurisë që ka për Shqipërinë, por sidomos për Korçën, qytetin e babait të saj.

Gilda mund të jetë në anën tjetër të planetit, por kjo nuk pengon që ta shohë përditë "Korçarkën" e saj të dashur. Ajo vjen herë pas herë në Shqipëri, deri në 4 herë në vit. Por edhe kur është në mungesë, përdor teknologjinë për ta parë restorantin dhe për të komunikuar me stafin. Edhe me dritare.net, ajo komunikoi në këtë mënyrë, me skype, për të dhënë intervistën më poshtë

Kur ta mbaroni së lexuari intervistën e saj, do ndjeni dëshirën e papërballueshme të telefononi te "Korçarka" dhe të porosisni një lakror. Ne të dritare.net, sapo e bëmë. Ky është numri : 04 453 1381 Dhe kjo është adresa: Rruga “Grigor Heba”, 30 metra nga ish-Shushica, afër kompleksit”Dinamo”.

14606452_958886004239002_2096669793631303076_n

Dritare.net-Kur është hapur restoranti “Korçarka” 

Restorant “Korçarka” është hapur në 8 mars të vitit 2015. Pse 8 Marsi? Duke qenë se kam një solidaritet të lindur për femrat zgjodha ditën e gruas për respekt të qenies femër. Inciativa ime dhe e mikeshave të mia të cilat jetojnë në Tiranë dhe duke më njohur mua si pasionante të ushqimit të jugut, mbështetën idenë time.

Dritare.net-Pse u zgjodhët emrin “Korçarka? 

Jam femër, e hapa ditën e gruas, pëlqej shumë gatimet e Korçës dhe ja ku lindi emri Korçarka.

Dritare.net-Si ia bëni me kaq shumë "zgara korçare", shpërndarë nëpër Tiranë, pavarësisht se jo të gjithë janë nga Korça?

Në fakt “Korçarka” nuk është një zgarë, nuk ka qenë asnjëherë. Por duke qenë se unë jetoj në Uashington  dhe terrenin e biznesit nuk e njihja mirë, bëra një gabim që nuk dëgjova intuitën time dhe dashurinë për kuzhinën. Për qëllime biznesi normalisht, duke u këshilluar nga të tjerë, vura emrin “Zgarë” e cila më pas u hoq mbas 2 muajsh.

E hoqa këtë emër pasi klientët më thonin: "Ju nuk jeni zgarë, jeni restorant! Keni gatime të mrekullueshme, na keni ndaluar te vimë vetëm prej emrit zgarë".

23

Dritare.net- Cili është dallimi këtyre zgarave nga ju?

Nuk e di pasi nuk kopjoj të tjerët. Unë stafin tim e kam lënë të lirë të gatuajë si në shtëpi, e bëjnë ato vetë menunë. Janë gra nga Përmeti dhe Korça. Kam shumë besim nga duart e tyre.

Dritare.net- Çfarë mund të gjejnë klientët në restorant “Korçarka” ndryshe nga të tjerat?

Klientët te ne gjejnë duart e gjyshes, nënave. Gjejnë dashurinë për gatimin. Ne madje i sugjerojme klientit ta bëjë vetë menunë që dëshiron për vetë apo miqtë, duke na njoftuar disa orë para.

14502940_960386837422252_1144765991636830804_n

Dritare.net-Mund të na tregoni diçka për ushqimet dhe menunë kryesore të restorantit?

Disa nga specialitet që ne ofrojmë në restorant janë:

Lakrorët me dy peta me shije të ndryshme si spinaq, qepë domate, presh, gjizë, mish, kungull, lëpjeta, hithra, për këto të fundit varet edhe nga sezoni.

Zogj fshati bio me jufka, rosnica, kritharaqe, oriz, zogj fshati me përshesh. Te gatimet tradicinale ofrojmë të gjitha tavat e shtëpisë me bazë mishi, perimesh, fasulesh, pllaqi, japrak, dollma.

12193536_764745703653034_4129503172095604099_n

Kemi edhe një menu qarkulluese ose ditore ku futim gatime speciale që i përshtaten sezonit si p.sh.: Petanik me fasule, fasule me pastërma, kukurec etj. Të gjitha këto që përmenda gatuhen në furrë me dru. Kemi dhe zgarën me qymyr ku bëjme mishin e viçit, gicit, qofte shtëpie apo edhe produkte të tjera që janë tip llukanikerash.

Dritare.net- Ku i merrni përbërësit e ushqimëve? Si i gatuani?

Ne kujdesemi që mishin ta marrim te kasapë të besuar dhe të certifikuar dhe që kanë mish vendi. Kurse për pjesën e gatimëve tradicionale të furrës, produktet i blejmë si për shtëpinë. Ndërsa për gatimin e lakrorëve, përdorim gjalpë fshati, gjizë baxhoje dhe vaj ulliri.

12718051_818743144919956_2223239692925372770_n

Dritare.net- Ju organizoni në restorant darka, me këngë korçare?

Ne nuk organizojme darka me këngë korçare. Ne i kemi lënë të lirë klientët që të organizojnë vetë, të këndojnë, t'i bien kitarës dhe ashtu ka ndodhur në të vërtetë.

11039096_771583446302593_119035192672301817_n

Dritare.net- Keni fluks pune?

Fluksi i punës është në fundjavë. Gjatë fundjavës shumica e planifikojnë që të hanë lakror tek ne.

6

Dritare.net- Këtë muaj keni vendosur shërbimim taksi në restorantin tuaj, a merrni shumë porosi gjatë ditës?

Kjo po që ishte vështirësia jonë më e madhe. Këtë javë kemi parë lakrorët duke fluturuar në sallë. Gratë që përgatitnin petët dhe gratë që i piqnin, dukej si një konkurs lakrori. Një përgjegjësi shumë e madhe. S'e kisha menduar këtë fluks pavarësisht se prej thuajse një viti e gjysmë, klientët më sygjeronin të bëja shpërndarje në shtëpi, pasi ishte gjynah që shumë njerëz nuk kishin mundësi dhe kohë të provonin lakrorin e Korçës. Por është edhe  shumë përgjegjësi e madhe, pasi të gjithë e duan në të njëjtën kohë dhe menjëherë. Ata nuk e marrin parasysh faktin që lakrori bëhet në çast dhe piqet në çast në furrën me dru. Por i kemi marrë masat që asnjë klient të mos zhgënjehet nga vonesa jonë./dritare.net

1

2