Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, apeli lë në burg përgjegjësin e turnit

Vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, apeli lë në burg
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Dëfrim Hakrama, përgjegjësi i turnit të natës së aksidentit në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj.

Hakrama kishte kërkuar një zbutje të masës së sigurisë por kjo gjë nuk u pranua nga Apeli. Ai akuzohet për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë.

Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur më 7 gusht, në grumbullin e plehrave në Sharrë. Ekspertiza ligjore zbuloi se trupi i tij ishte masakruar nga eskavatori, ndërsa telefoni i ishte ngulur në trup.