
Lista e plotë/ Ja 27 lojtarët e Kombëtares që nisin përgatitjet për EURO 2024!
Dritare.net
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka treguar ditën e djeshme listën paraprake për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
“Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët, për fat të keq unë nuk mund t’i marr me vete të gjithë. Kërkova të bëj më të mirën dhe i kam dedikuar të gjitha përpjekjet e mia për të bërë më të irën për këtë skuadër. Ne shkojmë në Gjermani për të luajtur për 3 milionë shqiptarë të cilët jetojnë këtu dhe më shumë se 10 milionë të cilët jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë” deklaroi trajneri Silvinjo.
Më pas komentoi listën paraprake me 27 lojtarë të grumbulluar në kuadër të përgatitjeve për finalet e “EURO 2024”.
Zgjidhjet e trajnerit Silvinjo janë: Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni; Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla; Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani; Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi./dritare.net

















