Çfarë po ndodh me Rei Manajn? Sulmuesi kuqezi ndryshon skuadër
Dritare.net

Një zhvillim i papritur ka tronditur merkaton e kuqezinjve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duket se mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me skuadrën aktuale.
Në takimin e fundit në kampionatin saudit, përballë Al Bataeh, Manaj u përpoq të ishte vendimtar për ekipin e tij, por pa arritur të shmangë humbjen. Goli që ai realizoi dhe që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje.
Sipas burimeve pranë lojtarit, Manaj ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën në Kinë. Sulmuesi kuqezi pritet të transferohet te Zhejiang Professional FC, me të cilën do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare. Marrëveshja parashikon një përfitim financiar prej rreth 4 milionë eurosh për futbollistin shqiptar.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet publik në ditët në vijim./K.C/dritare.net