Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Xherdan Shaqiri relaksohet në Ibiza, i rrethuar nga vajza joshëse

Xherdan Shaqiri relaksohet në Ibiza, i rrethuar nga vajza joshëse

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Xherdan Shaqiri, pas përfundimit të sezonit futbollistik ka vendosur të relaksohet. Ai ka zgjedhur Ibizën, si vendin ideal për të pushuar, por edhe për shijuar festa të çmendura, për të cilat njihet ishulli spanjoll.

Mesfushori i Liverpool është fotografuar në një jaht luksoz dhe po konsumonte së bashku me shokët shampanjë të shtrenjtë, nën shoqërinë e disa vajzave tepër joshëse.

Xherdan Shaqiri relaksohet në Ibiza, i rrethuar nga vajza joshëse

Tri vajzat joshëse po i qëndronin shumë afër futbollistit, i cili kishte harruar të aplikonte kremin e diellit dhe lëkura e tij ishte djegur. Ky detaj është kapur nga mediet ,të cilat janë tallur me moskujdesin e futbollistit, i cili është shpërqendruar nga vajzat.

Xherdan Shaqiri relaksohet në Ibiza, i rrethuar nga vajza joshëse

Kujtojmë se disa ditë më parë, në mediet shqiptare u përfol një lidhje e mundshme e futbollistit me këngëtaren Dhurata Ahmetaj, por mesa duket kanë qenë vetëm thashetheme.

Xherdan Shaqiri relaksohet në Ibiza, i rrethuar nga vajza joshëse

Megjithatë mund të themi se futbollisti 28-vjeçar i meritonte këto ditë pasi përmbylli një sezon fantastik me Liverpool, i cili u shpall kampion pas 30 vjetësh./R.P/dritare.net