Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ermal Meta: Babain s’do ta fal kurrë, na la vetëm në vitet e tmerrshme pas '90!

Ermal Meta: Babain s’do ta fal kurrë, na la vetëm në vitet

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, në një intervistë për mediat italiane ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe sukseset në karrierën e tij artistike.

Në një intervistë për “Oggi”, ai është ndalur edhe problemet e familjare duke u shprehur se lumturia për të ishte një rrugëtim i vështirë. Ermal Meta tregoi edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e tij. Po ashtu ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte në fuqi regjimi komunist dhe më pas për rënien e tij.

“Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha mësuar. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.”, tha ai./M.K/dritare.net