
Armina Mevlani: Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë!
E Enjte 23 Qershor 2022, 22:10
Dritare.net
Blogerja Armina Mevlani tha ditën e sotme se nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë, nisur nga lidhja e saj me Shkëlzen Berishën.
Së fundmi në "Goca dhe Gra" është diskutuar për vështirësitë që hasin gratë e divorcuara që kanë fëmijë për rigjetjen e dashurisë, dhe në diksutim është përfshirë edhe Armina e cila ka treguar eksperiencën e saj. Ajo ka treguar se nuk e ka problem dhe nuk e sheh si sakrificë faktin që Shkëlzeni është baba i dy fëmijëve dhe se ka marrëdhënie shumë të mirë me ta.
“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, tha ajo./M.K/dritare.net

















