Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Me kë do i qaj hallet unë?!

Me kë do i qaj hallet unë?!

Nga Magda Ramohitaj

Me ke do i qaj hallet unë?! Para dy vjetësh kam shkuar te Poliklinika Nr. 9, për të bërë një kontroll rutinë.

Atë, që pashe e përcolla në publik.

Ishte një katastrofë!!! Unë u betova në familjen time, se nuk do të shkoja më, kurrë atje ashtu siç u betova para ca kohësh, se nuk do të jem me aktive këtu në rrjetin Facebook.

Po, me kë do i qaj hallet unë?!

Me miqtë real nuk diskutoj më për gjëra të tilla, sepse unë nuk bëj debat me njerëz, të cilët nuk kanë argumente. Atëherë, ashtu siç e shkela betimin, se nuk do të prononcohem më në FB, ashtu bëra edhe sot për Poliklinikën Nr.9.

Dhe çfarë pashë atje?!

Një ndryshim dramatik.

Në katin e tretë, ku unë kisha lënë orarin për një vizitë rutinë, në fund të korridorit majtas dritaret m'u dukën të hapura. Isha e djersitur nga rruga dhe pretendova për një kondicioner dhe ashtu siç jam e mbrujtur, një kliente, paciente, etj...- ofensive i bëra vërejtje ( gabova) të parës grua, që pashë të veshur me përparëse të bardhë. I bëra vërejtje, për dritaret e hapura në orën një të drekës, kur rrezet e diellit bien pingul mbi tokë dhe për mungesën e një kondicioneri.. Vajza u largua me kokën ulur, ndërsa unë ula kokën, duke bërë hesapet e mia, se sa para më janë mbajtur nga rroga ime në tridhjetetetë vjet punë për shërbimet shëndetësore.

Papritur ndjeva freski, ndërsa Petriti më tregoi kondicionerin.

Unë menjëherë hodha sytë të dritarja, të cilat në fakt ishin të mbyllura, por aq të pastruara mirë, sa dukeshin si të hapura (në Gjermani në spital shtetëror, tek shkoja për vizitë të një shqiptare, e cila ishte e shtruar atje, pashë dritare shumë të pista). Pastaj ktheva kokën nga ana ime e majtë dhe pashë TV në mur.

Wow! Botë tjetër!

Pastërtia dhe rregulli shumë befasuese, mandej aparatura e 'ekos' supermoderne, ndërsa shërbimi mjekësor ekselent. Mbeta pa fjalë për këtë ndryshim drastik, brenda një harku kohor dy vjeçar.

P.s: kush nuk e beson le të shkojë vetë dhe të verifikojë!

Vini Re: Duhet të jeni sulmues! Kërkojini gjërat, sepse ato janë aty.../dritare.net