Letër për Rudinën/ Historia ime me familjen greke, për gjuhën shqipe!
Dritare.net
E dashur Rudina,
Sot në Youtube ndoqa bisedën me gjuhëtarin e shquar Seit Mansaku. Më pëlqeu shume. Sepse e ndjej nga afër ketë problem këtu në Athine që jetoj prej 32 vjetësh.
Vërtet nëse fëmijëve tanë nuk do t'u flasim ne prindërit në gjuhë amtare, në aq pak kohe qe jemi me ta, atëherë gjuha do te humbasë.
Madje një histori e vogël qe dua ta ndaje ty. Në vitin e pare këtu në Athine, më bëri te mposht edhe frikën si te huaj.
Punoja ne një familje mjaft intelektuale. Zonja e shtëpisë ishte gjermane, profesore universiteti. Ne një moment me merr vajza ime ne telefon, që atëherë nuk ishte me shume se 4 vjeçe, e cila shkonte në kopsht dhe fliste greqisht.
Me pyeti shqip për diçka që donte dhe unë fillova t'i përgjigjesha greqisht. Imagjino një greqishte shumë të çalë nga ana ime që sapo po e mësoja. Kur mbarova bisedën telefonike me sime bijë, i zoti i shtëpisë një grek shumë intelektual, por i studiuar jashtë më pyet se çfarë gjuhe flisnim ne familje. Unë pa i menduar fare, vetëm me frikën e atëhershme të fillimit, iu përgjigja: “Greqisht komunikojmë!"
Dhe Zoti Miku nuk hezitoi të më thoshte.
"Gabim zonja Adriana! E para është gjuha juaj e nenës, dhe e dyta është një gjuhe me tepër në jetën e fëmijëve tuaj. Do ta shohësh kur të rriten, do t'i çosh në kurse për të mësuar një gjuhë të huaj".
Megjithëse kanë kaluar 30 vjet, këtë bisedë nuk e kam harruar dhe ia tregoj kujtdo.
Ajo familje për mua u bë një universitet i dytë. Më hoqën ndrojtjen dhe frikën për të thënë te vërtetën kush jam, nga vij. Më rritën dinjitetin.
Mund të të them dhe shume ngjarje te tjera nëse do jetë e mundur.
Madje fëmijët e mi pasi mbaruan klasën e pare fillore këtu në Athinë në 3 muajt e beharit morëm abetaren shqip dhe mësuam të shkruanim e të lexonim shqip.
Kur filluan kursin e anglishtes, ata ishin të parët sepse i ndihmoi gjuha shqipe qe fatmirësisht kemi 36 shkronja dhe artikulacioni i hijes për përdorimin e kollajtë të çdo shkronjë te re.
Te falënderoj Rudinë e dashur për kënaqësitë që na jep me emisionet e tua aq të dobishme e të domosdoshme sidomos për në emigrantët. Punë të mbarë ty dhe Dritanit patriotit tim Gjirokastrit!/dritare.net