Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Ja çfarë bëra unë në karantinë!

Ja çfarë bëra unë në karantinë!

Kjo periudhë pandemie, e cila ka kushtëzuar dhe ndryshuar rutinën e gjithsecilit shpeshherë na bën skeptikë për mënyrën se si po e përballojmë këtë “sfidë”.

Oraret e kufizuara të daljes, puna nga shtëpia, mungesa e dëshirës për të qenë kreativë në këto ditë izolimi mund të na bëjnë paksa skeptikë dhe të demoralizuar hera-herës.

Në këto ditë disi të errëta dhe pse plot shpresë për të ardhmen, për dëshirën për jetën, për udhëtimet, karrierën, shëndetin, një libër, i cili për të mos u humbur pa lexuar është novela e shkrimtares australiane Rhonda Byrne. Është momenti i duhur të njihemi ose t`i rikthehemi bestseller-it “Magjia”.

Ja çfarë bëra unë në karantinë!

Në këtë novelë do të zbulojmë njohuri, të cilat mund të ndryshojnë jetën, do të njohim fuqinë e mirënjohjes, e cila në vepër fshihet në një shkrim të shenjtë 2000-vjeçar. Do të nisemi në një udhërrëfyes fantastik 28-ditor, në të cilin do të mësojmë të aplikojmë këto njohuri sfiduese, të cilat mund të na ndryshojnë jetën dhe mund të transformojnë aspekte të ndryshme të përditshmërisë sonë.

Ky libër mbetet një udhërrëfyes praktik, i cili synon të na japë një shtysë se si të tërheqim energjitë pozitive drejt vetes, se si të shfrytëzojmë ligjin e tërheqjes dhe se si të mposhtim shqetësimet tona. Ky libër na përcjell një mesazh të rëndësishëm, na bën të zbulojmë dhe njëkohësisht të mësojmë të përdorim “forcën magjike të mirënjohjes”./dritare.net