Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Doni të dobësoheni? Ja çfarë të bëni sipas shenjave astrologjike

Doni të dobësoheni? Ja çfarë të bëni sipas

Disa këshilla që duhen ndjekur në përputhje me shenjen tuaj astrologjike për t'ia dalë me një dietë.

Dashi: Konsumoni proteina. Dashët janë persona impulsive dhe pjesa e trupit që lidhet me këtë shenje është truri. Konsumoni më shumë proteina sepse truri ka vërtet shumë nevojë për to.

Demi: Kujdes me sheqernat. Regjimet kufizuese nuk rekomandohen për demat, të cilëve ne fakt ju pëlqen shumë të ushqehen. Sheqernat duhen kufizuar sa më shumë pasi ato i shëndoshin dhe ju sjellin probleme shëndetësore.

Binjakët: Ushqehuni shëndetshëm. Binjakët janë super aktivë dhe duan gjithmonë të bëjnë disa gjëra njëherësh. Duke qenë se djegin më shumë kalori se të tjerët, ata duhet të shmangin fast-foods dhe duhet te ushqehen shëndetshëm në shtëpi. Ushqimin duhet ta konsumojnë me ngadalë.

Gaforrja: As ëmbëlsira e as çokollate. Gaforret kanë tendence të hane për të harruar problemet, kështu që duhet shmangur në maksimum konsumimi i çokollatës dhe ëmbëlsirave për të mos pasur shqetësime edhe me aparatin tretës.

Luani: Shmangni salcat. Luanët kanë nevojë të kenë besim tek vetja në mënyrë që të ndihen mirë. Salcat pikante dhe të yndyrshme duhen shmangur. Ato mund të zëvendësohen me sallata.

Virgjëresha: Ushqehuni bio. Pjesa e trupit që lidhet me virgjëreshat është lëkura. Duke qenë se ata preken shpesh nga alergjitë, mirë është të zgjedhin ushqime bio dhe të shmangin sa të mundin ato që rriten me pesticide.

Peshorja: Shtoni dozat e kaliumit. Për peshoret duhet një regjim që të ekuilibroje organizmin. Konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium si: banane, perime jeshile, peshk dhe kos.

Akrepi: Shtoni dozat e fibrave. Akrepat kanë më shumë vullnet se shenjat e tjera dhe ata mund të mbajnë edhe regjime strikte pa e pasur problem. Pjesa e trupit që lidhet me këtë shenjë janë zorrët, prandaj për të mos vuajtur nga kapsllëku mirë është të shtojnë dozat e fibrave.

Shigjetari: Hiqni dorë nga kremi dhe sheqeri. Pjesa e trupit që lidhet me shigjetarët është mëlçia kështu që për të mos pasur probleme mirë është të shmangin sheqerin e tepërt dhe kripen gjithashtu.

Bricjapi: Konsumoni kalcium. Bricjapët kanë nevojë për një qellim që ta arrijnë. Sa më e vështirë të jetë një dietë, aq më shumë kënaqen ata. Dhëmbët dhe kockat janë pjesa më delikate e tyre kështu që për të qenë mirë me shëndet duhet të shtojnë dozat e kalciumit.

Ujori: Jo shumë alkool. Ujorëve ju pëlqen t'i bëjnë gjërat ndryshe nga të tjerët dhe kanë imagjinate të zhvilluar. Për një qarkullim gjaku edhe më të mire ata duhet të shmangin në maksimum alkoolin dhe të konsumojnë më tepër xhenxhefil.

Peshqit: Pini sa më shumë lëngje. Duke qenë se peshqit janë një shenjë uji, edhe në trup duhet ruajtur ekuilibri i lëngjeve. Nga ana tjetër duhet të shmangin edhe toksinat që e helmojnë trupin. /A.S-Dritare.net