
Një studim i fundit ka treguar se vrapi zvogëlon rrezikun e vdekjes se parakohshme me gati 40%. Ky konsiderohet të jetë ushtrimi më i efektshëm, që të zgjat jetën. Edhe nëse vraponi ngadalë, nëse pini cigare, konsumoni akool apo jeni mbipeshë, padyshim ndikon në rritjen e jetëgjatësisë.
Studiuesit kanë analizuar stilin e jetesës së më shumë se 232 mijë njerëzve në SHBA, Danimarkë dhe Kinë, mbi 15 vjet, dhe kanë zbuluar se vrapi zgjat jetën. Statistikat tregojnë se njerëzit që vrapojën kanë 27% më pak të ngjarë të vdesin dhe kanë 30% rrezik më të ulët që të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare apo kanceri, në krahasim me ata që nuk vrapojnë, informon dritare.net.
E rëndësishme është që ju të vraponi nje herë në javë jo më pak se 50 minuta dhe distanaca totale të jetë 9.5 km.
Eskpertët thonë se edhe një vrap i shkurt prek pothuajse gjithë sistemin e trupit. Ata sugjerojnë që koha më e mirë për të bërë vrap është mëngjesi./E.B-dritare.net

















