Na ndiqni edhe në

Shëndet

Këto janë 7 ushqimet që luftojnë pagjumësinë!

Këto janë 7 ushqimet që luftojnë pagjumësinë!

Keni probleme me pagjumësinë? Nuk ju zë gjumi në darkë, megjithëse jeni të rraskapitur, nga dita e gjatë dhe e lodhshme? A ka ndonjë mënyrë më të mirë për të fjetur pa përdorur ilaçe? Ne kemi sjellë për ju 7 ushqime që luftojnë pagjumësinë.

1- Hani arra!

Arrat janë të mira për shëndetin e zemrës, por gjithashtu përmbajnë formën e tyre të melatoninës, një hormon që ndihmon trupin tonë të rregullojë një cikël të shëndetshëm gjumë-zgjim.

2- Sigurohuni të merrni mjaftueshëm Vitaminë B6

Kur bie në gjumë, nivelet e serotoninës rriten dhe nivelet e adrenalinës bien. Serotonina, hormoni relaksues, është i bërë pjesërisht nga aminoacidi triptofan, i cili aktivizohet nga vitamina B6. Vitamina B6 është te drithërat, patatet, peshku, mishi i pulës, bananet, fasulet, gjalpë kikiriku dhe në shumë perime, informon dritare.net

3- Pini lëng qershie, pasi do t'ju ndihmojë në ngritjen e niveleve të melatoninës.

4- Borziloku ka veti qetësuese. Ai jo vetëm ndihmon për gjumin, por ju ndihmon edhe në tretjen e ushqimit. Përfshijeni atë në vajrat esencialë që konsumoni, dhe përdoreni si erëz në ushqimet që hani.

5- Hani sa më shumë ushqime që përmbajnë magnez!

6- Hani një orë para se të shkoni në shtrat. Hani një rosticeri me përzierje të ndryshme ushqimesh, por që nuk janë yndyra, të skuqura, apo që kanë kafeinë ose sheqer.

7- Para se të shkoni në shtrat konsumoni një gotë me qumësht./K.C/dritare.net