Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni shumë gabim!

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

Vetëm se diçka duket e keqe nuk do të thotë se është ngjitëse. Si mund ta kuptoni se një sëmundje është ngjitëse ose jo? Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë gjendje ka dikush dhe nuk jeni profesionist i kujdesit shëndetësor, me siguri nuk do të mund ta kuptoni nëse diçka është ngjitëse. Simptomat e dukshme për sëmundjet ngjitëse dhe jongjitëse ndonjëherë mund të duken identike, dhe mënyra e transmetimit varet nga sëmundja. "Nuk ka asnjë lidhje midis shkakut të një infeksioni dhe ngjitjes së tij, pasi ka sëmundje bakteriale që janë ngjitëse dhe të tjera jo.", shpjegon Amesh Adalja, një mjek i sëmundjeve infektive.

Por cilat janë sëmundjet që disa i dinë që janë ngjitëse, po me të vërtetë nuk janë!

1- Pneumonia/ Nëse infeksioni i mushkërive është apo jo ngjitës varet nga ajo që e ka shkaktuar atë. Dy lloje të pneumonisë që nuk mund të përhapen nga personi në person janë: pneumonia kërpudhore dhe pneumonia aspiruese. Pneumonia kërpudhore kontraktohet nga mjedisi dhe ajo aspiruese ndodh kur ushqimi ose lëngu thithen në mushkëri. Nga ana tjetër, pneumonia bakteriale dhe virale, të cilat shkaktojnë shumicën e rasteve të pneumonisë, janë vërtet ngjitëse.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

2- Sëmundja e Legjionarëve, është infeksion serioz i mushkërive shkaktuar nga bakteri legjionella. Ndërkohë, ky infeksion, i lidhur me bakteret Gram-negative, përhapet përmes sistemeve të ventilimit dhe pastrimit të ajrit. Ndërsa kjo formë e rrallë e pneumonisë mund të jetë e rëndë dhe vdekjeprurëse, jo të gjithë ata që janë të ekspozuar ndaj baktereve do ta marrin sëmundjen. Personat në rrezik janë ata mbi 50 vjeç, veçanërisht nëse kanë një sistem të dobësuar imunitar ose sëmundje kronike.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

3- Psoriasis është një gjendje autoimune në të cilën sistemi imunitar sulmon lëkurën. Nuk është shkaktuar nga një mikroorganizëm që mund të transmetohet mes njerëzve, si për shembull bakteret apo mikrobet.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

4- Ju mendoni se të gjitha infeksionet janë ngjitëse? Jo e keni gabim. Infeksioni i veshit nuk është. Nuk shkaktohet nga mikrobet siç mendoni ju, por nga ftohja. Nëse simptomat e të ftohurit rëndohen, atëherë mund të jetë ngjitës.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

5- Ashtu si pneumonia, disa forma të bronkitit janë ngjitëse dhe të tjera jo. Kjo gjë varet nga ajo që e shkakton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes bronkiale dhe kollitjen, frymëmarrjen dhe vështirësitë e përgjithshme të frymëmarrjes, informon dritare.net. Bronkiti akut, që zakonisht rezulton nga një infeksion i sipërm respirator që udhëton në gjoks, shpesh shkaktohet nga një virus dhe është ngjitës. Qindra viruse, si dhe disa baktere, mund të çojnë potencialisht në bronkit. Por bronkiti kronik nuk është ngjitës.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

6- Malaria/ Kjo sëmundje infektive potencialisht vdekjeprurëse nuk mund të transmetohet nga një person te tjetri. Ju infektoheni nga mushkonjat. Kur ju pickojnë, ato lëshojnë parazitët e malaries në qarkullimin tuaj të gjakut. Do të keni simptoma si ethe, simptoma të ngjashme me gripin, probleme gastrointestinale dhe verdhëza. Por, malaria infekton qelizat e kuqe të gjakut dhe kjo do të thotë që ju mund ta merrni atë përmes një transfuzioni gjaku, me anë të një gjilpëre të infektuar.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

7- Ndërsa infeksionet e traktit urinar (UTI) shpesh shfaqen pas seksit, ato nuk transmetohen seksualisht ose nuk ngjiten në mënyra të tjera. Ato shfaqen kur bakteret hyjnë nga anusi në uretër.

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni

8- Tetanosi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bacili i tetanosit dhe që shkakton spazma muskulore. Në tipin më të zakonshëm, spazmat fillojnë nga nofulla, dhe pastaj përhapen në mënyrë progresive në pjesën tjetër të trupit. Zakonisht spazmat zgjasin disa minuta dhe shfaqen shpesh për tri ose katër javë me radhë. Ato mund të jenë aq të rënda sa të shkaktojnë fraktura të kockave. Simptoma tjera mund të jenë: temperatura, djersitja, dhimbja e kokës, probleme me gëlltitje, tensioni i lartë i gjakut dhe të rrahurat e shpejta të zemrës. Njerëzit e infektuar me këtë sëmundje nuk mund ta transmetojnë te të tjerët. Përkundrazi, bakteret përgjegjëse për këtë sëmundje jetojnë në mjedis, në tokë dhe në shumë sipërfaqe, dhe hyjnë në trup përmes lëkurës së çarë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Ju mendoni se këto sëmundje janë ngjitëse, por e keni