Na ndiqni edhe në

Shëndet

Je me koronavirus apo grip? Ky është testi që ta jep përgjigjen për 90 minuta!

Je me koronavirus apo grip? Ky është testi që ta jep

Burimi: BBC

Testet e reja 90-minutëshe që mund të zbulojnë koronavirusin dhe gripin do të futen në laboratorët britanikë, nga java e ardhshme. Tamponët ose testet e ADN-së që japin përgjigjen shpejt do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera sezonale. Këto teste do të jenë jashtëzakonisht të dobishme, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit nxirren brenda 24 orësh dhe një çerek mund të zgjasë deri në dy ditë, informon dritare.net. Pothuajse gjysmë milioni teste të reja të shpejta, të quajtura LamPORE, do të jenë të disponueshme javën e ardhshme, në ambientet e kujdesit për të rriturit dhe laboratorët, dhe miliona të tjerë do të vijnë më vonë. Aktualisht nuk ka të dhëna në dispozicion të publikut për saktësinë e testeve të reja, por Sir John Bell, profesor i Mjekësisë në Regius pranë Universitetit të Oksfordit, i cili ka këshilluar qeverinë për testet, tha se ato prodhuan të njëjtën "ndjeshmëri" si testet aktuale laboratorike./K.C/dritare.net