E tepruat me yndyrnat gjatë festave? Ja çfarë të hani tani për një zemër të shëndetshme!
Dritare.net

Pas periudhës së festave, e shoqëruar shpesh me teprime ushqimore dhe konsum të lartë yndyrnash, mjeku kardiolog Prof. Anesti Kondili ka dhënë për Dritare TV disa këshilla shumë praktike për rikthimin në një stil jetese të shëndetshëm dhe mbrojtjen e zemrës.
Kliko videon më poshtë për të dëgjuar këshillat e plota të mjekut kardiolog. Për të parë më shumë këshilla të ngjashme, abonohu në kanalin tonë: DritareTV.
Sipas profesor Kondilit, rikthimi tek dieta mesdhetare është thelbësor. Ai rekomandon përdorimin e vajrave bimore, konsum të shtuar të zarzavateve, të cilat ndihmojnë në mbushjen e stomakut dhe në largimin e ndjenjës së urisë pa marrë kalori të tepërta. Një tjetër këshillë e rëndësishme është zëvendësimi i mishit të kuq me mish të bardhë, si pula dhe peshku, që janë shumë më miqësorë për shëndetin kardiovaskular.
Por ushqimi nuk mjafton. Prof. Kondili vendos edhe një standard të qartë për aktivitetin fizik:
10 mijë hapa në ditë, ose rreth një orë ecje e shpejtë.
Sipas tij, kjo nuk kërkon domosdoshmërisht palestër apo aktivitete të kushtueshme, por ndryshime të vogla në përditshmëri, si ecja në këmbë për të bërë blerje apo për punët e vogla, në vend të përdorimit të makinës.
Ky udhërrëfyes praktik, thekson kardiologu, është i vlefshëm si për prindërit ashtu edhe për të rinjtë, për të marrë masa parandaluese që tani, përpara se problemet shëndetësore të shfaqen./E.P-dritare.net