Na ndiqni edhe në

Shëndet

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në ujë, për një trup të shëndetshëm e bark të sheshtë! 

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në
Detoksifikimi është gjëja më e mirë që mund t’i bëni trupit. Studimet tregojnë se detoksifikimi me ujë ndihmon trupin të heqë qafe toksinat, të humbni peshë dhe të rritni nivelet e energjisë. Por ka edhe disa përbërës efektivë për këto pije, përveç limonit dhe xhenxhefilit, të cilat i kemi të gjithë nëpër shtëpi.

Dritare.net ka sjellë për ju disa receta si të pastroni trupin, vetëm me ujë dhe disa përbërës të tjerë të lehtëgjendshëm.

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në

Receta e parë

Ujë me kripë jo të jodizuar. Rekomandohet sepse pastron zorrën dhe trajton kapsllëkun kronik. Natriumi ju ndihmon për të ruajtur funksionimin e duhur të nervave, muskujve dhe niveleve të presionit të gjakut, kur tretet në gjak.

Përzieni 2 lugë çaji kripë deti jo të jodizuar dhe 4 gota ujë të ngrohtë. Nëse e doni me shije më të mirë, shtojini dhe pak limon. Piheni sa më shpejt të jetë e mundur me stomak bosh.

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në

Receta e dytë

Ujë me hudhër. Mund të ulë presionin e gjakut, të luftojë sëmundje, të përmirësojë nivelin e kolesterolit dhe të detoksifikojë trupin nga toksinat e rënda.

Merrni 2 copë hudhër dhe prijini hollë ato.

Prisni 10 minuta dhe më pas përziejini me 500 ml ujë.

Lëreni të pushojë për të paktën 2 orë, pastaj piheni.

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në

Receta e tretë

Uji me mollë dhe kanellë, mund t'ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të rritni metabolizmin. Përzierja e këtyre përbërësve do të shtojë disa antioksidantë të rëndësishëm në dietën tuaj, përfshirë vitaminat C dhe B. Kanella ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë uljen e kolesterolit dhe luftimin e diabetit.

Merrni dy feta mollë, dy shkopinj kanellë, shtojini në një enë me ujë. Pastaj futeni në frigorifer për një orë që të bashkohen aromat dhe piheni, sugjeron dritare.net

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në

Receta e katërt

Ujë me kube kastraveci të ngrira, është antioksidant natyral dhe ka vetëm 34 kalori në 1 kastravec të madh.

Prini në feta ose kube një kastravec. Futini në ngrirje. Pastaj shtojini te uji që do pini sa herë jeni të etur ose uritur. Mund t’i shtoni edhe pak nenexhik ose limon, nëse doni ëë.

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në

Receta e pestë

Piper i zi është një përbërës perfekt nëse doni të detoksifikoni trupin dhe të humbni pak peshë. Studimet thonë se ai ka veti antioksiduese që mund të ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit, plakjen e parakohshme dhe sëmundjet e zemrës. Për më tepër, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit dhe të ulë nivelin e kolesterolit. Merrni gjysmë lugë gjelle piper të zi pluhur, 1 lugë gjelle xhenxhefil të grirë, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 limon dhe 2 gota ujë. Përziejeni piperin me xhenxhefil të grirë. Shtoni mjaltin dhe përziejini mirë. Ziejeni ujin dhe hidheni në gota. Shtoni një lugë gjelle të përzierjes në një gotë uji. Shtoni lëngun e një gjysmë limoni. Mos prisni derisa të ftohet!

6 përbërës shtëpie që mund t’i shtoni në

Receta e gjashtë

Uji me rozmarinë mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, kujtesës dhe sistemit imunitar.

Merrni një kërcell me rozmarinë të freskët. Merrni një limon prijeni në feta. Vendosini fetat e limonit dhe rozmarinën në një kavanoz me ujë prej 0.9 litër. Lëreni në frigorifer për dy orë ose tërë natën./K.C/dritare.net