
Kryeministri Edi Rama kërkoi që edhe bashkitë e tjera të marrin shembullin e Cërrikut në përpunimin e mbetjeve.
“Bashkia e Cërrikut i përpunon mbetjet e fshatit, por edhe i kthen në produkt, pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë. Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë, nuk është inovacion që ka ndodhur në Japoni dhe s’po e marrim dot, se nuk e ka marrë akoma as Italia, është inovacion e bashkisë së Cërrikut. Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë, pse nuk vrapon në Cërrik ta mësosh, ta bësh edhe për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri.”, tha Rama./E.P-dritare.net

















