
Rama i vendosur: Më 30 korrik miratojmë listat dhe koalicionet!
Dritare.net
Në fund të fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama, u shpreh i vendosur përsa i takon, ndryshimeve për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme, që do të votohet më 30 qershor. Ai tha se do apo nuk do opozita, apo presidenti parlamenti do ta votojë .
"Në 30 korrik duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet. Asgjë nuk kanë për të fituar në atë rrugë, ne kemi votuar marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do i qëndrojmë, dhe ata që thonë se e cenon 30 korriku, nuk dinë se çfarë thonë. 5 Qershori nuk preket. Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun, 30 korriku është kryer është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur. Nuk kam refuzuar të ulem me Lulzim Bashën, por Lulzim Basha me mua, as PS-ja nuk ka refuzuar, por PD-ja. Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz", u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















