Na ndiqni edhe në

Politikë

Mbyllet votimi për Primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Kukësit, ja fituesi!

Mbyllet votimi për Primaret e Rithemelimit për Bashkinë e

Rithemelimi do të garojë me fituesin e primareve Emri Vata për zgjedhjet në Bashkinë Kukës që pritet të mbahen më 24 shtator. Vata fitoi këtë të diel me 271 vota duke mundur kështu kandidatët Ardian Elezi, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zenelin. Në votimet në qarkun Kukës morën pjesë 678 demokratë mdërsa numrii votave të pavlefshme është 6. Edhe në këto zgjedhje të Bashkisë Kukës, u thellua përçarja mes dy kampeve të Partisë Demokratike. Ndonëse u pa një shans për bashkim me emrin e kryetarit të degës Admir Rexhmati si kandidat unik nën siglën e PD-së, Rexhmati u tërhoq nga gara. Ky i fundit u prenconua edhe për Report Tv ku tha se procesi ka qenë i njëanshëm dhe se bëri mirë që u tërhoq nga gara. Më tej shtoi se fituesi, Emri Vata nuk jeton as në Kukës.

Emri Vata 274 vota,
Ardian Elezi 163 vota
Gëzim Shehu 170 vota
Uran Cengu 47 vota
Ylber Elezi 18 vota
Procesi nisi në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Vata do të garojë nën siglën e koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kukës përballë Albert Halilaj të propozuar nga socialistët, por edhe ndaj garuesit të Partisë Demokratike. PD nuk ka dalë ende me një kandidat për bashkinë Kukës ndërsa mundësitë për bashkimin e demokratëve edhe në këtë garë përballë mazhorancës janë pothuajse zero./L.F-dritare.net