Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha non grata: Largohem përfundimisht nga politika vetëm me një kusht!

Berisha non grata: Largohem përfundimisht  nga politika vetëm me

Sali Berisha thotë se do të largohet nga politika me kushtin që SHBA të sjellë një provë të vetme për akuzat që e shpallën Non Grata nga DASH. Berisha thotë se ky vendim i Amerikës, është i sponsorizuar nga Soros.

Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për shpalljen non grata nga departamenti i shtetit pasi edhe dy vite pas i është marrë ky vendim, DASH s’ka paraqitur asnjë provë fakt apo dokument ndaj askujt përfshi këtu edhe kongresmenëve të SHBA, mediave të rëndësishme në SHBA dhe askujt tjetër. Në faqet e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërteta. Korrupsioni transnacional që sponsorizoi sanksionimin tim del në dritën e sillet me prova fakt e dokumente tronditëse. Qëllimi i këtij raporti nuk është demonstrojë pafajësinë e Berishës përballë akuzave të padrejta. Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha 2-vjecare ku kryediplomati i botës nuk paraqiti asnjë fakt të vetëm. Kjo nuk ndodhi se kursejnë Berishën por se nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika.

Për turpin e çdo shqiptari, këtë sulm të opozitës e organizon Rama dhe mafia e George Soros. Rikujtoj çdo shqiptar që të mos krijojë kurë përshtypjen e gabuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete janë viktimë të disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e merimangës së Soros, si Mcgonigal, apo Yuri Kim që u largua si të ishte sekretare e PS. Është me rëndësi që çdo shqiptar ta lexojë këtë raport ”, tha Berisha./L.F-dritare.net