Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Ahmetaj u arratis me paratë tona

Berisha: Ahmetaj u arratis me paratë tona

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt ku tha se kjo e fundit ishte fshehur për 3 ditë nga Parlamenti.

Berisha tha se largimi i Ahmetajt nga vendi edhe pse kërkohet arrestimi i tij nga SPAK, tregoi se zyrtarët pasi mbushin valixhen me para të vjedhura dërgohen “në azil për të gëzuar paratë e tij”.

“Prokuroria ose kontrollorët e saj njoftuan Ahmetajn para se sa të njoftonin Parlamentin. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë ishte fshehur 3 ditë nga Kuvendi i venditKërkesa e SPAK u fsheh për 3 ditë nga Parlamenti. Dje Arben Ahmetaj tregoi se kush është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i organizatës kriminale të Ramës, zëvendësit dhe ministrave të tij, të cilët pasurojnë veten me taksat e shqiptarëve kur thirren për të dhënë shpjegime arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Kjo dëshmon në mënyrë të qartë se përgjegjësi ndaj detyrës për anëtarët e organizatës kriminale të Ramës, pasi kanë mbushur valixhet me para të vjedhura dërgohen në azil për të gëzuar paratë e tyre. Arratisja e tij apo dërgimi në azil i Ahmetaj nga Rama tregon degradimin e organizatës kriminale por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.