Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Vlonjatët i shkruajnë letrën e tretë Metës

Vlonjatët i shkruajnë letrën e tretë Metës

Pas vendosjes së Metës në Vlorë me shpresë se do thyejë Edi Ramën dhe t’i marrë mandatin e tetë, vlonjatët vendosën t’i shkruajnë një letër Ilir Metës. Ja çfarë thonë:

I dashur Ilir,

U bë kaq kohë që të kemi në mes tonë dhe na ka kaluar çmallja dhe filluar bezdia. Se miku dhe peshku tre ditë mbajnë, pastaj qelben.

Megjithatë meqë e paguan hotelin vetë, puna jote. Por e kemi për detyrë të japim ca këshilla.

E para ka të bëjë me rakinë. Duket që nuk e mbajtke fare a të ..... udhët. Sa kalon dopjon e dytë, fillon e lëshon gojën me keq se llazoret. Më avash a të ..... udhët se burri bëhet nga gango në lango kur nuk di ta pijë. Mos merr mendjen e Bujarit se ai derë pa lloz është, ndërsa ti je president. E dyta, kishe thënë që revolucioni fillon nga Vlora e që medemek do ta drejtoje ti.

Avash a lumadh, avash. Lexo pak a derëzi. Le që këtu janë të gjithë komandantë, po ne ç’po heqim me gratë se edhe ato duan të bëjnë komandë. Dhe do vish ti nga Skrapari të bësh komandë këtu?! O të kripsha trutë. Ne vetëm një gjirokastrit kemi pranuar të na komandojë, por edhe ai na merrte me të mirë se na e dinte kokën.

Së treti, ke filluar dhe ato që thotë ai djali ynë si shaka, ti bën sikur i ke sajuar vetë. E kemi llafin për atë punën që do ta mbyllësh në spital psikiatrik. Lere mos e thuaj më, se atij i ka lezet kurse ti na hape barkun. E ka mësuar nga ne të tallurën me të dehurit. Ndërsa ty nuk të shkon e qeshura se je nursëz.

Po e mbyllim këtu. Edhe një të fundit fare: Mos rri me të fortë se fillon e të duket vetja i fortë. Por ti je i fortë se ke shtetin nga pas. Me të fortët kur nuk i vete pazarit, shkon si qeni në vreshtë. Për ty e kemi a derman, se të kemi edhe mik e kemi hall se na mbetesh në dorë./dritare.net