Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Çfarë kërkoi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura për protestën e 7 korrikut!

Çfarë kërkoi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

Në mbledhjen e kryesisë së PS, Rama diskutoi edhe për mitingun që do të mbajë Berisha dhe përcaktoi disa pika dhe ndau detyrat. Thelbi i diskutimit ishte:

Të nderuar shokë,

Siç e dini në 7 korrik udhëheqësi legjendar i demokratëve do të bëjë miting kundër varfërisë. Unë jam i bindur që këtu nuk ka të varfër dhe si rrjedhim ka rrezik që mitingu të deshtojë, por që ai të jetë dinjitoz dhe mos të zhgënjehet Berisha në këtë moshë, ne duhet të japim kontributin tonë.

Duhet pasur kujdes që numri i protestuesve të jetë në një masë që të mbushi distancën nga kryeministria deri tek ura e Lanës.

Për këtë duhet të merren masa edhe nga ana jonë që të dërgojmë disa mbështetës por me shumë kujdes që mos të hajë ndonjëri nga ju pastaj ndonjë “nongrata” siç e ka ngrenë ndonjë për zgjedhjet e marsit.

Shumë nga ndjekësit e Berishës kanë thënë në mbledhjen e fundit që do japin edhe gjakun. Kjo është e rrezikshme. Ndaj duhet të bëjmë kujdes që mos të lejojmë vetvrasje pasi kemi rrezik që të mbetemi pa shoqëri civile dhe teatri të mbetet pa figurantë, meqënëse disa nga ata në bordero figurojnë si aktorë.

Duhet ti jepet hapësirë në këtë miting karagjozëve që po shfaqin ambicje politike. Koha ka treguar se këta janë talente me të cilët populli shtyn kohën më mirë se në varietetë e televizioneve. Të paktën këtu e kërkojnë gjobën hapur.

Duhet të tregohet kujdes që protestuesit që do të vijnë nga rrethet, meqënëse shumica vijnë nga zona të thella, të orientohen nga policia për tek vendgrumbullimi. Për këtë të bashkëpunohet me sektorin e organizimit të demokratëve.

Po e mbyll duke ju rikujtuar se ky miting është shumë i rëndësishëm për Berishën, ndaj duhet të marrim masa që të jetë në lartësinë e pritshmërisë./dritare.net