Na ndiqni edhe në

Opinione

Një Mamdan në Tiranë!

Një Mamdan në Tiranë!

Nga Dritan Hila

Fitorja e kandidatit demokrat Mamdani në New York, natyrisht që ka trazuar ujërat, ka ngjallur diku entuziazëm, diku dëshpërim. Nuk do analizoj këtu se çfarë do të thotë ai program për New York-un, por dua të them çfarë do të ishte ai nëse dikush do kishte shpallur të njëjtin program për Tiranën.

Komentin e ditës mund ta dëgjoni në kanalin tonë në YouTube

Zakonisht në të tilla programe të cilat janë populiste, ngjallin entuziazmin e turmave dhe nuk është vështirë që të fitosh vota. Problemi është se çfarë korr në fund.

Në përgjithësi të tilla programe janë programe falimentare, këtë e ka treguar vetë New York-u i viteve 70-80, por unë do të merrja Tiranën. Tre janë pikat kryesore të Mamdanit, dhe të shohim nëse do zbatoheshin në Tiranë, çfarë efekti do të kishin.

Së pari, autobuzët falas. Falas nuk ka askund asgjë, përveç djathit në çark. Ka pa pagesë. Nga kjo janë pas krijuar edhe keqkuptime me programin e Ramës të vitit 2013 kur deklaroi shëndetësi falas. Në fakt ishte fjala për shëndetësi pa pagesë, sepse dikush paguan, dikush i paguan rrogat e mjekëve. I paguan taksapaguesi. Ti që shkon aty nuk paguan, por dikush tjetër e paguan. Kështu që autobuz falas nuk do kishte në Tiranë. Do të ishin autobuzë që i paguante dikush tjetër që paguan edhe taksa.

Kemi pastaj një pikën tjetër ku thoshte çmime të fiksuara përsa i përket mallrave të dyqaneve ushqimore. Edhe këtu nëse tbatohej nl Tiranëunë do të ishte spekulim. Në përgjithësi çmimet e ushqimeve i vendos ekonomia e tregut. Unë nuk e di se si funksionon në New York, mbase në New York, bashkia merr taksa nga ushqimet dhe Mandani do t'i heqi, por sa rezultat do ketë kjo në Tiranë? Sepse në qoftë se do heqësh taksat nga diku, o duhet të ngarkojë diku tjetër me taksa, ose duhet t'ia heqi buxhetit. Mirëpo dihet që me buxhetin aktual që ka një bashki është pak si e vështirë të heqësh taksa. Qoftë edhe në Shqipëri, për shembull në Shqipëri një metodë mund të ishte subvencionimi i të varfërve me bono ushqimorr, por kjo është shumë e vështirë sepse është një zë shumë i rëndësishëm i konsumit i një familjeje dhe kjo do bënte natyrisht që të hiqeshin para diku tjetër, në infrastrukturë, në mirëmbajtje, në shkolla e të tjera e të tjera.

Pikë tjetër e tij ishte fiksimi i qirave të banesave. Unë nuk mendoj që një bashki ka në dorë të fiksojë qiratë e banesave. Po, në dorë ka të uli taksat e ndërtimit në mënyrë që çmimet e banesave dhe blerjes së tyre të ulen. Mirëpo në qoftë se kjo do zbatohej në Tiranë, neve do kishim një falimentim të bashkisë sepse Bashkia e Tiranës zërin më të rëndësishëm të buxhetit të vet e ka pikërisht nga taksa që ju merr ndërtuesve për ndërtesat që bëjnë, që është diku te 8%, dhe me këtë financon pastaj programet e tjera. Nëse do ndodhte në Shqipëri, kjo do të ishte sigurisht falimentare për Bashkinë e Tiranës. Mund të bënte që me këtë 8% të ndërtonte banesa të tjera sociale ose të subvenciononte me bonus njerëz që kanë nevojë për banesa, por të fiksosh çmimin e banesave ose të ulësh qiranë e banesave, mua më duket një politikë jorealiste. Të tilla politika staliniste janë për një ekonomi të cenzralizuar por nuk mund të veprojë në ekonominë e tregut. Natyrisht që problematika e New York-ut është tjetër dhe e Shqipërisë është tjetër. Natyrisht ai që do të fitojë për kryetar bashkie në Tiranë duhet të ketë një program më specifik dhe më afër problemeve që ka Tirana, probleme të cilat, me thënë të drejtën nuk ipreken nga asnjë kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe, natyrisht është shumë e vështirë që të gjenden zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Përsa i përket pikave të tjera të Mamdanit ato qëndrojnë vite dritë larg Tiranës ashtu siç qëndron edhe buxheti i atij qyteti që është 100 miliardë dollarë dhe ka 400 mijë punonjës. Ndërsa Tirana ka një buxhet prej vetëm 120 milionë milionë eurosh. Edhe Tirana ka nevojë për një frymë të re, për një qasje të re, por këto programe populiste janë tmerrësisht zhgënjyese dhe sa herë që ka ndodhur e kanë çuar shtetin në falimentim. Mbase ky ka zbuluar një mekanizëm të ri./dritare.net