Nga Amarildo Pregapuca
Gjatë emisionit "E Premte 8 pa 5", bëj shumë gabime. Disa të qëllimshme dhe disa njerëzore.
Ato të qëllimshmet, vijnë si rrjedhoje e dëshirës për të shpjeguar sa më qartë dhe sa me thjeshtë, herë- herë duke përdorur krahasime, herë-herë zhargone, e herë-herë gjuhë "popullore" ..dhe "metafora"..
Nuk do e beja gjithë ketë shpjegim, nëse dikush në komente, me tërhoqi vëmendjen për përdorimin e fjalës "katunar".
E klikova personin, dhe pashë që në kanalin e saj kishte një e video të shkurtër se si bëheshin turshitë.
Ato duar me rrudha nga puna, i pashe dhjetëra herë...
Sinqerisht doja të kisha mundësinë t’ia merrja në duart e mija. Duar të mrekullueshme, duar që mbartnin punë, kujdes, përgjegjësi, dashuri..
Dhe ti thoja..
Zemër, "katunar" tek unë, nuk janë ata që jetojnë e punojnë fshatrave, as ata që nga fshatrat vijnë qyteteve.."Katunar” për mua janë ata që mund të kenë lindur në qytet apo kudo në botë, mund të kenë studiuar një jetë, në shkollat me prestigjioze të botës, mund të jenë dhe shkrimtar e pedagogë, gazetar a krijues. Por ju rr * *t trapin studimi e libri. Se janë kokrrat e "katunarve", janë njerëz bosh, me një inteligjencë të ulët emocionale. Dhe janë të destinuar të vdesin skllevër të asaj që ju ushqen sistemi..për te krijuar turma.