
Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik për Covid. Ja rregullat që ndryshojnë!
Dritare.net
Shqipëria është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga Covid-19, nga autoritetet zvicerane. Duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes. Por sërish udhëtarët do të kenë detyrimin të plotësojnë një formular digjital me të dhëna dhe të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR të kryer jo më herët se 72 orë para udhëtimit. Megjithatë deri në këtë moment, nuk lejohen që drejt Zvicrës të udhëtojnë shtetas shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi.
Për ata që udhëtojnë në rrugë tokësore me mjete transporti publik do të aplikohet vetëm plotësimi i formularit digjital, pa pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme./L.F-dritare.net

















