
Zhvendoset autobusi në Lanë, Veliaj: Kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion!
E Shtunë 14 Maj 2022, 08:08
Dritare.net
Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj./M.T/dritare.net

















