Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kërkon votën e diasporës: Bëjini mirë llogaritë dhe mos lozni me fatin e Shqipërisë

Rama kërkon votën e diasporës: Bëjini mirë

Kryeministri Edi Rama në Kuvendi Kombëtar Rinor të PS-së tha se vota ndaj opozitës, është një dëm i madh për Shqipërinë.

"Që kur ne morën detyrën i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri në të gjitha drejtimet, duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe nga vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës.

Ja ku është sot Shqipëria falë gjithçkaje që kemi bërë në një dekadë betejash të pafundme, përmes stërkëmbëshave të panumërueshëm, një vend që negocion anëtarësimin në BE, që flitet mirë për të kudo dhe ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë.

Të gjithë duhet ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e disa patiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre", tha Rama sot./L.F-dritare.ne