Vrau 39-vjeçarin shqiptar, greku: Ishte gabimi më i madh i jetës sime!
E Martë 19 Shtator 2023, 18:06
Dritare.net
68 vjeçari grek Dhimitris Kutrumanis që vrau me plumb në kokë 39 vjeçarin shqiptar Brigen Limka është lënë në burg
Autori rreth orës 10:00 të mëngjesit ka dalë para Gjykatës së Pireut për të kërkuar falje para hetuesve. I moshuari, u shpreh se është penduar për veprimin e tij.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, raportohet se ka deklaruar ai para hetuesit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator, ku pas një debati për parkimin në lagje, ku edhe punonte shqiptari, i moshuari grek ka marrë armën e zjarrit dhe ka hapur zjarr ndaj të riut duke e lënë të vdekur në vend./dritare.net