
Vrasja në Gjirokastër/ Autori: Më tha grek dhe e vrava!
E Enjte 6 Gusht 2020, 17:05
Dritare.net
Gëzim Saraçi është ekzekutuar një ditë më parë në Gjirokastër.
Saraçi është vrarë nga 33-vjeçari Mihal Thimjom i cili është arrestuar nga policia.
Autori e ka pranuar krimin në polici, dhe sipas “abc news” ai ka thënë se me viktimën ishte shok, dhe pasi kishin pirë kafe dhe kanë qenë duke u kthyer së bashku, viktima i ka thënë: “Greku m*tit, ke vënë pasuri do bësh ligjin ti këtu?”,
Më pas autori ka ndaluar makinën dhe pasi kanë debatuar, 57-vjeçari ka qëlluar Thimjon me levë. Ky i fundit është shprehur se në tentativë për t’u vetëmbrojtur e ka goditur në kokë, e për pasojë ai ka humbur jetën.
Autori ka qenë në gjendje të dehur gjatë momentit të krimit të rëndë./ I.M-Dritare.net

















