
Vjedhje e shpërdorim detyre/ Arrestohen 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Kamzë!
Dritare.net
Katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë rënë në pranga. Mësohet se janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin për plehrat kimike.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe kërkon vendosjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit: A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz; T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz; M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.
Masa e sigurimit arrest ne burg çmohet si masë sigurimi e përshtatshme në raport me rëndësinë e faktit dhe rrezikshmërinë e veprës penale sanksionit të parashikuar. Të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin per hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz./Xh.Xh/dritare.net

















