Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Virusi jashtë kontrollit/ Raste të frishme viktimash në Itali dhe në Britani

Virusi jashtë kontrollit/ Raste të frishme viktimash në Itali dhe

Në Britani të Madhe në Itali është rikthyer frika e madhe, për shkak të shifrave të frikshme të shënuara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.

Kështu në 24 orët e fundit në Britani janë shënuar pozitivë 22,885 persona, ndërsa ditën e djeshme u raportuan 20,890 infeksione.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me COVID-19 367 pacientë, një rritje pothuajse dyfish në krahasim me ditën e djeshme ku viktimat ishin 102 vdekje.

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21,994 raste të reja me virusin e rëndë.

Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës kanë ndërruar jetë nga Covid-19 edhe 221 qytetarë.

Ajo që po konsiderohet si vala e dytë e virusit ka goditur rëndë Europën, javët e fundit ndërsa masat janë duke u forcuar, dhe shumë shtete po konsiderojnë karantinën./ I.M-Dritare.net