
Vëllai i Presidentit Trump shtrohet në spital
E Premte 14 Gusht 2020, 19:07
Dritare.net
Robert Trump, vëllai më i vogël i Presidentit Donald Trump, është shtruar në spital në New York, konfirmoi të premten Shtëpia e Bardhë.
"Mund të konfirmojë raportin se vëllai i Presidentit është shtruar në spital," tha sekretari i shtypit Judd Deere.
Robert Trump më parë ishte shtruar në spital në pranverë me një gjendje të rëndë.
Një zyrtar i lartë i administratës tha të premten se Presidenti "ka një marrëdhënie shumë të mirë me vëllain e tij dhe vëllai i tij është shumë i veçantë për të".
Robert Trump ishte një ish-ekzekutiv i lartë në Kompaninë Trump. Ai është një nga katër vëllezërit e tjerë të Trump, përfshirë të ndjerin Fred Trump, Jr./ I.M-Dritare.net

















