Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vazhdon historia, Amber Heard hakmerret ndaj Jonny Depp

Vazhdon historia, Amber Heard hakmerret ndaj Jonny Depp

Vazhdon historia e Amber Heard dhe Jonnhy Depp. Pak ditë më parë Depp akuzoi publikisht Amber Harder si personin që e ka shtyrë drejt alkoolit dhe drogës. Por Amber nuk e ka lënë me kaq , ajo ka nxjerrë përpara gjyqit një foto të Depp, që, sipas saj tregon se sa patetik ishte bërë aktori.

Vazhdon historia, Amber Heard hakmerret ndaj Jonny Depp

Depp në foton e publikuar nga Amber Harder , është i ulur me një tas akullore të përmbysur në prehër, ndërkohë e kishte zënë gjumi nga alkooli dhe konsumi i drogës gjatë një fluturimi me avionin e tij privat.

Vazhdon historia, Amber Heard hakmerret ndaj Jonny Depp

Aktori i famshëm tha se ajo foto është shkrepur në vitin 2014 dhe se asokohe ai punonte 17 orë në ditë dhe kishte vendosur të shkonte në Bahamas për detoksifikim.

“Kam qenë shumë i lodhur, më kishte zënë gjumi dhe akullorja më ishte shkrirë mbi prehër. Ajo më bëri foto dhe ditën tjetër më tha “shiko se si je bërë , je patetik “ tha Depp.

Vazhdon historia, Amber Heard hakmerret ndaj Jonny Depp

Mirëpo Heard pretendon se Depp kishte pirë dhe e kishte dhunuar fizikisht atë.

Në gjyq dëshmoi në favor të Depp eshe ish-asistenti i tij , Stephen Deuters , i cili tha se Heard ka qenë abuzuesja dhe jo e abuzuara në marrëdhënie me Depp.

“ Jam i habitur që Heard kërkoi urdhër-mbrotje nga Depp “ shtoi Deuters./ R.P-Dritare.net