Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vazhdon debati në PD, a duhet të jetë Berisha në Parlament/  Ja çfarë thotë Mustafaj!

Vazhdon debati në PD, a duhet të jetë Berisha në Parlament/

Me datën 15 shtator Partia Demokratike do të mbyllë fazën e vlerësimit të kandidaturave për deputetë brenda partisë, dhe kjo do të bëhet nga një komision që është zgjedhur me figura të spikatura ndër vite në këtë parti.

Kandidatura e ish-liderit të PD, ish-kryeministrit Sali Berisha, është një ndër kandidaturat më të diskutueshme, kjo pasi Genc Ruli anëtar i komisionit të vlerësimit dha shenja të qarta se Berisha duhet të tërhiqej vetë nga politika.

I pyetur nëse Sali Berisha mund të jetë në listë, Besnik Mustafaj tha se ish-lideri historik i PD-së, ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen.

Jozefina Topalli për shembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet dicka e mirë. Rama ka bashkëpunëtor figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj./ I.M-Dritare.net