Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Urimi i Besiana Kadare, për ditëlindjen e të atit!

Urimi i Besiana Kadare, për ditëlindjen e të atit!

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, uroi të atin, përmes një prej poemave të tij, ndër më të preferuarat për të bijën.

“Menyra me e mire per te uruar nje shkrimtar eshte te rilexosh/ zbulosh librat e tij. Me rastin e ditelindjes se Kadarese sot, po ndaj me ju nje nga poemat e mija te preferuara, shkruar ne 1964.

"Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh,

Ç'ish për t'u thënë është thënë,

Si gurët që zënë vend në tokë,

Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet,

Si dy qytete mesjetare

Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhuri truri,

Portat i mbyll me qetesi,

Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,

Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,

Shetit mes cirkovolucionesh,

Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Por kur mëngjesi zë afrohet,

Nis shqetësohesh befas ti,

Dhe heshturazi del përjashta

Nga shtegu, që del veç ti.

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.

Dhe ne të dy si dhe më parë

Të ftohtë rrimë e të pamposhtur

Si dy qytete mesjetare”.

Ismail Kadare, feston sot 87-vjetorin./L.F-dritare. Net