
Unë pashë, kur u vranë 160 të burgosur shqiptarë! Flet dëshmitari i burgut të Dubravës!
Dritare.net
Gjakova është njëra nga komunat më të prekura nga lufta. Vrasje, dhunime, e shumë krime u kryen në qytet e në fshatra ndërsa dokumentimi dhe ndjekja e tyre është ende larg. Një grup i aktivistëve të këtij qyteti vazhdojnë punën për të arritur që t’i grumbullojnë provat e dëshmitë për të treguar çfarë masakre bënë serbët në Gjakovë.
Afrim Caka është një aktivist që e ka përjetuar luftën dhe tmerrin e Gjakovës. Ka bërë burg dhe ka parë tmerret në këto burgje. Pasi doli nga burgu ai iu përkushtua mbledhjes dhe dokumentimit të provave, që janë historitë e 4 mijë gjakovarëve që tregojnë tmerret që përjetuan. Në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV, zoti Caka tregoi se si i mblodhi të gjithë këto dëshmi të krimeve të luftës në Kosovë. Ai ka treguar që më 10 maj 1999 kishin filluar dëbimet masive në qytetin e Gjakovës.
“Isha në shtëpi sepse i kisha fëmijët e vegjël, dy palë binjakë dhe vajzën e madhe 4 vjeçe. Isha në dhomën time dhe u rrethua e gjithë lagjja, dëgjonim ulërima dhe e kuptuam që shtëpinë e kishin rrethuar. Nga ana e pasme e shtëpisë që i kishim hapur muret për t’u arratisur më shpejt, të gjithë ata që ishin mbrapa shtëpisë sime i kishin arrestuar dhe i kanë pushkatuar atë ditë.”, tregon zoti Caka. Mos e humbisni rrëfimin e Afrim Çakës, dëshmitari i burgut të Dubravës! /K.C/dritare.net

















