Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U emërua këshilltar i Gramoz Ruçit për integrimin, Fleckenstein: I lumtur për këtë bashkëpunim!

U emërua këshilltar i Gramoz Ruçit për integrimin,

Knut Fleckenstein, është emëruar këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Knut Fleckenstein ka qenë ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE njëkohësisht ish-eurodeputet. Tashmë ai do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për integrimin. Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se është i lumtur për këtë bashkëpunim.

“I lumtur që të filloj të punoj për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kryetarit të kuvendit për besimin. Mezi pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët politikë shqiptarë”./L.F-dritare.net