
Tragjedia në Kombinat/ Daja e të mbijetuarës tregon bisedën me mbesën pas ngjarjes së rëndë!
Dritare.net
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin para disa ditësh është ende në fokus të mediave. Daja i Blerta Josifit e vetmja e mbijetuar në familje, për emisionin Me zemër të Hapur, tha se gjendja e saj është nën kontroll. Sejman Fejzo tregoi se mbesa në takimin pas ngjarjes së rëndë i kishte thënë se nuk e dinte se si dashuria për njerëzit nga an tyre ishte shuar.
“Gjendja e Blerës është pak më e mirë. Kam komunikuar me të. kam gruan atje. Ajo është në gjendje që nuk flet mirë dot. Nuk e kemi ngacmuar shumë. Ne ishim në lëvizje për çdo gjë. Unë nga marsi kisha kontaktin e fundit telefonik me motrën. Gruaja, dhe fëmijët e mi komunikonin përditë. Në darkë kam folur, dhe në mëngjes kam shkuar unë në polici. E morën familjarët në telefon dhe ajo tha; jam mirë mos kini merak. Më thanë se nga zëri nuk ishte mirë, ishte e dobët nga zëri. Dhe s’mund të prisnim dot më. Më humbi durimi e nuk mund të prisja më. Kam qenë i pari bashkë me policinë që hyra në banesë. Ishte në gjendje të fundit Blerta. Gjithçka ishte shpejt e shpejt. Erdhi dhe e mori urgjenca dhe s’folëm dot. Kur foli për herë të parë më tha; Nuk e di se si na humbi dashuria për njerëzit, kemi vuajtur shumë. Nuk zuri persona me gojë. Ato s’më tregonin se ça besimi kishin. Librat i ka policia, i ka sekuestruar policia. Mbasi la punën Blerta, pas një vit asistence nisën dhe problemet më të mëdha. Po bënte gati 2 vite që nuk punonte Blerta”, tregoi Fejzo./L.F-dritare.net

















