Tiranë/ Autobusi përplaset me një mjet tjetër, plagosen 4 pasagjerë!
E Martë 20 Prill 2021, 08:08
Dritare.net
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës. Policia ka njoftuar se një autobus është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë plagosur 4 pasagjerë të urbanit, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./M.M-dritare.net