Temperaturat -8 gradë. Ja ku do të ketë dëborë sot!
E Enjte 8 Janar 2026, 14:02
Dritare.net

Ditën e sotme në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.
Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale nesër parashikohen:
Në zonat malore -8/1 gradë celcius;
Në zonat e ulëta 1/8 gradë celcius;
Në zonat bregdetare 4/10 gradë celcius./L.F-dritare.net