
Takimi Rama-Kim/ Ambasada Amerikane: Me rëndësi gjithëpërfshirja në qeverisje
Dritare.net
Pas takimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim me kryeministrin, Edi Rama ka reaguar Ambasada Amerikane. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se, në këtë takim u diskutua për ngjarjet e fundit. Ambasadorja Kim theksoi në takim, rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.”, shkruan Ambasada./K.C/dritare.net

















